Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vuçiq: Pas imponimit të gjërave në dëm të serbëve, Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE

Vuçiq: Pas imponimit të gjërave në dëm të serbëve, Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar me Ndihmëssekretarin amerikan të shtetit James O’Brien.

Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën Vuçiq është ankuar ndaj Kosovës duke thënë “se ka imponuar gjëra të reja në dëm të popullit serb dhe se për këtë do të shpërblehet me anëtarësim në Këshillin e Europes”.

“Është e rëndësishme të them se personalisht jam i lumtur që pata rastin të flas me z. O’Brien. Detyrimi im është që kur të humbasim në KiE kur të ndodhë kjo, të ngremë kokën dhe të luftojmë për përparimin ekonomik të Serbisë”, ka thënë ai.

“Të luftojmë për jetën e fëmijëve tanë dhe të shkojmë me kokën lart. Të jemi krenarë për përparimin e mëtejshëm ekonomik. Bashkëpunimi ynë ekonomik është i shkëlqyer dhe besoj se do të jetë edhe më i mirë” tha Vuçiq.