Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tre të plagosur nga shpërthimet në Irak, Izraeli mohon përfshirjen

Tre të plagosur nga shpërthimet në Irak, Izraeli mohon përfshirjen

Të paktën tre persona u plagosën pasi pesë shpërthime tronditën një bazë ushtarake që i përkiste një milicie të mbështetur nga Irani në Irak. Kështu tha një zyrtar lokal i sigurisë për CNN të shtunën.

Shpërthimet ndodhën në një vend që i përkiste Njësive të Mobilizimit Popullor (PMU), sipas Muhannad al-Anazi, një anëtar i Komitetit të Sigurisë në Guvernatën e Babilonisë, në jug të kryeqytetit Bagdad.

Nuk kishte asnjë indicie të menjëhershëm për shkakun. Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë thanë se asnjëri nuk ishte i përfshirë në shpërthim.