Dita e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u mbush me tension pasi dy nga banoret, Erjola dhe Egla, u përplasën.
Konflikti ndodhi rreth sjelljeve të fundit të aktores dhe duket se ka arritur një pikë kulmore.
Erjola: Të të vijë gjynah për veten.
Egla: Të isha si ty, pak krenari ka robi dhe nuk e pranon.
E gjitha kjo bisedë u zhvillua me tone të larta, ndërsa Erjola e akuzoi Eglën për sjelljen e saj gjatë festës.
Erjola: Ti çdo spektakël do ta prishësh. Ne ishim në festë, shkon dhe bën rrëmujë në lavanderi. Je e dëshpëruar, përpëlitesh si peshku pa ujë për një vëmendje.
Egla: Unë nuk do të bëj lek përjashta, ju do bëni, e vërtetë. Pse më keni fshehur rrobat në banjo?
Erjola: Të kanë prerë duart për sjellje. Nuk lejoj që të përplasësh gjëra për vëmendje. /Telegrafi/