Një burrë ka djegur vetveten jashtë gjykatës ku po zhvillohet gjyqi kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Burri hyri në parkun përballë gjykatës, duke hedhur fletushka në ajër, tha një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit për CNN.
Të paktën një person përdori një zjarrfikëse në përpjekje për të shuar zjarrin.
Detaje të mëtejshme nuk ishin të disponueshme menjëherë ndërsa autoritetet amerikane kanë filluar hetimet.
Ndryshe, Trump është në gjyq për falsifikimin e dokumenteve të biznesit në rastin e pagesave sekrete në para për aktoren pornografike, Stormy Daniels dhe përballet me 10 vjet burg.
Ish-presidenti amerikan u deklarua i pafajshëm për 34 akuza të aktakuzës. /Telegrafi/