Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Gjuajti 28 plumba nga afërsia, pastaj në kokë”: Vrasja për gjakmarrje në Gjakovë, ngritët aktakuzë ndaj Dedë Lleshit

“Gjuajti 28 plumba nga afërsia, pastaj në kokë”: Vrasja për gjakmarrje në Gjakovë, ngritët aktakuzë ndaj Dedë Lleshit

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër Dedë Lleshit, i dyshuar për një vrasje e cila ndodhi për gjakmarrje.

Sipas aktakuzës, në vitin 2003 në afërsi të dyqanit “V…” në fshatin Raçë të Gjakovës, ai me dashje e nga gjakmarrja ka privuar nga jeta N.N., i moshës 47 vjeçare, nga fshati Raçë, Komuna Gjakovë.

Ai, vrasjen dyshohet se e kishte kryer për shkak të babait të tij, të cilin para 12 vitesh e kishte privuar nga jeta i ndjeri N.N..

“Ditën kritike i pandehuri, shkon në vendin e lartcekur me veturën e tij Golf 3, ngjyrë e kuqe, duke i përcjellë lëvizjet e tani të ndjerit dhe kur i njëjti ka hyrë në dyqan ‘V…’, për të blerë ca gjëra ushqimore, i pandehuri D.LL., e pret e me të vërejtur se del nga dyqani prej një afërsie shtënë në drejtim të tij 28 herë në pjesë të ndryshme të trupit, dhe kur viktima bie përtokë, i pandehuri përsëri shtënë në drejtim të kokës së viktimës, duke i shkaktuar plagë të shumta me armë në kokë, gjoks dhe gjymtyrë, nga plagët e marra viktima ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Prokuroria.

Pas disa viteve hetim dhe vëzhgim, autoritetet kosovare dhe ato amerikane kishin zbuluar se Lleshi, qëndronte në Amerikë me identitet të vëllait të tij, shtetasit Gjelosh Lleshi dhe në New York njihej dhe prezentohej me nofkën “Tony”.

Deda tashmë shijonte lirinë përtej oqeanit me një identitet të ri, kurse vëllai i tij Gjeloshi jetonte në fshatin Dol të Gjakovës dhe lëvizte vetëm në Shqipëri duke mos rrezikuar të hyjë në ndonjë shtet të BE-së. /Paparaci/

Powered by WordPress