Mbrëmë u raportua se në Malishevë dyshohet se ishte ngacmuar seksualisht një e mitur nga një person i moshuar.
I dyshuari për rastin tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ilir Bytyqin, 57-vjeçar.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimë është një vajzë rreth 13-vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari.
Pas denoncimit të rastit, Hetimet Rajonale në Gjakovë në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’.