Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e dhunës me bazë gjinore, duke përkujtuar se Kosova ka një ligj në fuqi që e dënon këtë krim.

“Kosova ka një ligj gjithëpërfshirës për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje. Dhuna me bazë gjinore është një krim i dënueshëm – i dënueshëm nga ligji në fuqi. Raportoni në: 0800 11 112 ose 192”, ka shkruar ambasada.

Ky veprim i ambasadës vjen pas dy rasteve të fundit të femicidit që ndodhën brenda një jave.

Powered by WordPress