Një grup personash kanë dalë të enjten për të protestuar, duke dështuar fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”, ngjarje kjo në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Protestuesit mbanin pankarta në duar me mbishkrimet “Mos i mbyllni bizneset tona”.
Përfaqësuesi i protestuesve, Isuf Mehmetaj, tha se si shkak i zgjerimit të rrugës rrezikohet që të mbyllen mbi 60 biznese.
“Kemi dalur për të protestuar për devijimin e rrugës. Këta po thonë që është vetëm zgjerimi i rrugës. Toka bukës po nxinet këndej janë dy anët e rrugës të shpronësuar, ka bizenese ne jemi dalur shkaku i bizneseve që ato tash vetëm duhet që ti mbyllim. Numri i bizneseve është 60-62”, ka thënë ai.
/TV Arbëria