Në një pompë të derivateve në Prishtinë, përkatësisht në vendin e ashtuquajtur “Rrethi te Ismeti”, lagjja “Arbëria”, janë parë forca të shtuara të policisë.
Lajmin për TV Arbërinë e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se rreth orës 19:30 kanë marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh dhe policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes e ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar“, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë.
/TV Arbëria