Sonte me fillim nga ora 21:00 “Stadio Olimpico” do të jetë nikoqir i derbit italian mes Romës dhe Milanit, ndeshja kjo e kthimit e fazës çerekfinale të Ligës së Evropës.
Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “San Siro”, Roma e mposhti Milanin si mysafire me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.
Fakt interesant është që vetëm dy nga nëntë ndeshjet e fundit të Romës në shtëpi në Ligën e Evropës kanë parë dy skuadrat të shënojnë gol.
Sa i përket ndeshjes së sotme, te Roma nuk do të paraqiten Cristante dhe Ndicka, kurse te Milani mungojnë Kalulu, Kjaer dhe Pobega.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Roma (4-3-3): Svilar; Spinazzola, Smalling, Mancini, Celik; Bove, Paredes, Pellegrini; Dybala, Lukaku, El Shaarawy
Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Gabbia, Tomori, Hernandez; Musah, Bennacer; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Giroud
/TV Arbëria