Nesërdo të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë Ceremoni e cila do të fillojë në ora 09:00, pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.
Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit.
Ceremonia do të mbahet në sallën “1 tetori”, në Prishtinë.
/TV Arbëria