Janë liruar tre policët e Kosovës të cilët janë arrestuar nga autoritetet serbe.
Burime të GazetësBlic brenda MPJ-së bëjnë të ditur se është liruar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq nga komuniteti serb, dhe për dy të tjerë.
Kujtojmë se, ndalimi i Jankoviqit vjen në të njëjtën ditë kur Ministria e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën herët se Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si “shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”.