Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hovenier në Ditën e Zisë për gratë e vrara thotë se duhet të ndërtojmë shoqëri ku secili mund të jetojë i lirë

Hovenier në Ditën e Zisë për gratë e vrara thotë se duhet të ndërtojmë shoqëri ku secili mund të jetojë i lirë

Flamuri i ShBA-së në ndërtesën e ambasadës amerikane në Prishtinë është ulur në gjysmështizë për nder të Ditës së Zisë.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se sot nderohen dhe kujtohen të gjitha viktimat e femicidit dhe dhunës në familje.

“Rastet e fundit dhe veprimet e dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë në adresimin dhe parandalimin e të gjitha formave të dhunës kundër grave dhe vajzave.“Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku secili individ mund të jetojnë i lirë prej frikës dhe lëndimit”.