Tensionet dhe kriza gjeopolitike për shkak të luftës Rusi-Ukrainë dhe ajo ndërmjet Izraelit dhe Iranit që ka shpërthyer këto ditë, po rrezikon të përhapet edhe në vende tjera. Aleanca Veri-Atlantike është alarmuar nga ky skenar, që do të ishte me pasoja apokaliptike për paqen botërore.
Me këtë rast, ka dy ditë që më qindra anije luftarake të NATO-së, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Republikës Turke dhe Greqisë, janë stacionuar në portin e qytetit të Stambollit. Këtu duhet kujtuar se në këtë zonë ndodhet njëra nga rrugët më të rëndësishme detare, e cila e lidhë Detin e Zi me Detin Egje nëpërmjet Detit Marmara dhe ngushticës së Bosforit dhe Dardaneleve. Me traktatin e Lozanes të vitit 1923 është vendosur që për 100 vjet këto ngushtica kanë status ndërkombëtar. Mirëpo, tashmë atij traktati i ka skaduar afati.
Sipas disa fotografive që kanë arritur në redaksinë e TV. Arëbërisë, nga ky port i rëndësishëm gjeostrategjik është evakuuar personeli dhe stafi civil dhe i njëjti është mbushur me ushtarë të NATO-së. Mbase një zhvendosje e tillë ka të bëjë me frikën e ndonjë intervenimi rus. Apo për bllokuar qarkullimin eventual të anijeve luftarake ruse drejt Lindjes së Mesme. Këtu vlen të ceket se presidenti rus, Vladimir Putin ka kërcënuar se në rast të ndihmës së SHBA-së për Izraelin në luftë kundër Iranit, atëherë as Rusia nuk do të rri duarkryq.
FOTO:




