Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Labinot Tahiri u dërgon pije e ushqim udhëtarëve të bllokuar në kufirin Serbi – Kroaci

Labinot Tahiri u dërgon pije e ushqim udhëtarëve të bllokuar në kufirin Serbi – Kroaci

Pas bllokimit të autobusëve nga Serbia në kufirin me Kroacinë, këngëtari Labinot Tahiri iu ka dërguar për të pirë e ngrënë, shkruan TV Arbëria.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se, u ndalova sepse e dija se ata ndoshta dhe nuk kanë pasur shumë para me vete dhe në këtë rast jemi njëri për tjetrin.

Postimi i plotë:

E rendesishme te kufiri KROACI-SERBI!
Isha në Kroaci!
Aty kam fjetur dhe Ishte e pa hijshme nga ana ime që të kaloja pa u kthyer me i pershendet qytetarët tanë , të cilët janë ndaluar qe sa orë në kufirin Kroaci-Serbi!
Po ashtu, i qarrosa në emer të të gjithë juve gurbetqar e shqiptar anekend botes!
Ndalova sepse e dija se ata ndoshta dhe nuk kanë pasur shumë para me vete dhe në këtë rast jemi njeri për tjetrin.
Kam berë edhe veprime të tjera por ato mbeten vetem për udhëtarët në rastëse ata qendrojnë me shumë aty pari…
Respekt për agjensionet e udhetimit ku me mundesit e tyre po mundohen që të ju gjinden udhetarëve.
Shpresojë te Zoti që të behet zgjidhje sa më parë.
Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë. /tvarberia/