Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sot ditë zie në Kosovë, në kujtim të grave të vrara

Sot ditë zie në Kosovë, në kujtim të grave të vrara

Sot do të jetë ditë zie në Kosovë.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në Kosovë në kujtim të grave e vajzave të vrara.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, ka shkruar Osmani dje në Facebook.

Dje një grua 43-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ishte dënuar më parë për dhunë në familje.