Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vrasja në Pejë, takohen Haxhiu e Sveçla

Vrasja në Pejë, takohen Haxhiu e Sveçla

Ka filluar takimi mes ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrit të punëve të brendshme, Xhelal Sveçla dhe përfaqësuesit e zyrës së kryeprokurorit, Agron Qalaj. Shkak i takimit të sotshëm, janë dy vrasjet e grave që kanë ndodhur brenda 5 ditëve.

Sot në mëngjes, në Pejë është vrarë një nënë e tre fëmijëve nga bashkëshorti i saj. Motivi i vrasjes së Gjyljeta Ukellës nuk dihet ende. Ndërsa, para 5 ditëve, në Ferizaj është vrarë, 21 vjeçarja Erona Cokli, nga ish-bashkëshorti i saj. Pas takimit, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media./A.Shala/

Themes by WordPress