Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Ai nuk ishte mirë psiqikisht”, flet miku i dorasit për TV Arbëria

“Ai nuk ishte mirë psiqikisht”, flet miku i dorasit për TV Arbëria

Sot në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën Bill Clinton në Pejë, një burrë dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij duke e qëlluar me armë.

TV Arbëria, ka raportuar se burri që dyshohet se vrau gruan është Edmon Lajqi, 43 vjeçar, i cili është vetëdorëzuar në Polici dhe nga të njëjtit është prangosur.

Gazetari i TV Arbëria, Naim Kryeziu i cili ka qëndruar në vendin e ngjarjes nga ku po raporton, tha se gruaja ka lënë pas 3 fëmijë.

Dy vajza dhe një djalë. Kryeziu tha se miku i të dyshuarit për vrasjen kishte thënë në kushte anonimiteti se Lajqi kishte probleme shëndetsore.

“Ai nuk ishte mirë psiqikisht unë i njihja që të dy ata”, ka thënë ai për TV Arbëria.