Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë që të reagojnë sa më parë për vrasjen e grave në Kosovë.
Haxhiu tha se këto vrasje janë “armiku ynë i brendshëm me rrezik të madh”.
Pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit dhe Drejtorin e Policisë së Kosovë, Haxhiu tha se që nga paslufta e deri më sot, 99 gra janë vrarë nga bashkëshortë e ish-bashkëshortë.