Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vazhdon dita e dytë sot e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Vazhdon dita e dytë sot e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot mbahet dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Sot në këtë forum do të flas presidentja Vosa Osmani. Ajo merr pjesë në panelin me të rinj në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do të flas në këtë forum.

Në këtë forum, dje ka pasur një video-adresim të veçantë nga Hillary Clinton, Sekretarja e 67-të e Shtetit të SHBA-ve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në hapje të këtij forumi ka thënëse lufta për drejtësi për gratë s’është punë e vetëm një misioni apo forumi.

“Të angazhohemi për atë, s’është vetëm punë e një forumi e as e një misioni a një mandati, por bëhet mision i jetës. Jemi bërë bashkë për dhunën që flitet për konfliktet, gratë e vajzat preken më së shumti. Ndërsa jemi bërë bashkë për t’i diskutuar këto çështje, ndjej inspirim të thellë nga gratë e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

E para e shtetit, tha se ky edicion i forumit është unik në shumë aspekte.

“Përzgjedhja e dy temave kyçe për këtë edicion, nga njëra anë dhuna seksuale në lidhje me konfliktin dhe siguria klimatike në anën tjetër, nuk janë rastësi dhe në përpjekjet tona natyrisht kemi adresuar të gjitha sprovat e kohës por na duhen edhe leksionet e të kaluarës në mënyrë që të ballafaqohemi suksesshëm me të ardhmen”, tha Osmani.

Sipas saj, gratë në Kosovë kanë mbijetuar në kohët më të dhimbshme.

“Rrugëtimi i tyre nuk ka qenë i lehtë”, ka shtuar ajo.

Në këtë edicion pjesëmarrës janë nga më shumë se 40 shtete të botës me afro 1 mijë pjesëmarrës dhe tema kyçe do të jetë dhuna seksuale gjatë luftës.

Powered by WordPress