Policia e Kosovës është autorizuar nga Prokurori i Shtetit për arrestimin e xhudistit kosovar, Akil Gjakova, i cili të shtunën u denoncua për dhunë nga gruaja e tij, Suela Muminovic.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal të një kontesti civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka elemente të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Polica e Kosovës nga Prokurori i Shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore”, ka thënë Nikçi.
/TV Arbëria