Donald Veshaj ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Cherry on Top” ku foli gjithashtu edhe për rrugëtimin e Romeos, vëllait të tij, brenda shtëpisë së BBVA-s.
Ai gjithashtu foli për lidhjen që ka krijuar Romeo me banoren aty brenda, Heidi Baci, një lidhje mjaft e komentuar në shtypin rozë.
Romeo përveç se është një person tepër emocional, i merr për zemër gjërat që i ndodhin jo vetëm të dashurës së vet, por edhe të njerëzve që i ka xhan. Romeo bën për njeriun që do, e justifikon çdo gjë që bën për atë vajzën. Ai ndihet i lumtur, kështu që ka s’ka pse mos të jetë romantik”, tha Donaldi për vëllaun e tij.
Ai gjithashtu deklaroi se ka kontakte me familjen e Heidit, ndonëse nuk janë takuar duke qenë se prindërit e saj jetojnë në Itali.
“Kam fol me mamin e Heidit në telefon, kemi shkëmbyer edhe disa mesazhe lidhur me situatat që ndodhin brenda formatit. Flasim për ndonjë situatë të rënduar, të sikletshme”, potencoi mes tjerash.
Donaldi gjithashtu bëri të papriturën në emision duke e telefonuar nënën e Heidit gjatë intervistës.