Shkruan: Fahri Xharra
Jo pse nuk më kish rënë ndërmend për fisin ilir të Karnëve , por shënimet për ta janë shumë të vogla dhe më duhej të gjej diçka të besueshme ; aq të besueshme sa mos të hutohemi në lundrimin tonë nëpër brigjet lindore të Adriatikut ilir . Të ju rikujtoj një gjë , kur tregtia e grekët me romakët zhvillohej nëpër Adriatik ; ishte urdhër i shkruar që këtij deti t`i ngjitej nga ana perëndimore e tij, sepse kjo lindorja ishte me rryma dhe kundër rryma të mëdha detare dhe anijet e pasigurta pësonin. Dhe, nëse ndonjë nga ato humbej dhe përpihej nga valët e mëdha ; arsyetimi ishte gati , na sulmuan piratet ilir !
Por sidoqoftë , unë e morra rrugën e njëjtë sipas hartës së hartuar sipas John Wilkes-it “ The Illyrians “ (Created by Hxseek (2008) Sources: The Illyrians. John Wilkes. Blackwell Publishing. ISBN 0-631-19807-5 The Celts. A History. Daithi O Hogain. Boydell Press. ISBN 0-85115-923-0 Pannonia and Upper Moesia. A History of the Middle Danube Provinces of the Roman Empire. A Mocsy, S Frere. )
Pra nga albanët drejt e në veri tek Dokleatet, Daorset ,Narenset dhe u ndala për pushim tek Delmatet; pastaj i vizitova Liburnet, Ditionet, Japodet ,Histritet për t`u takuar me Karnët e harruar Ata ishin fqinj me Venetet . Po të mëdhenj që ishim dhe e sundonim vetveten në tërë Mesdheun.
Karnët (gr. ??????? ) ishin një fis i Alpeve Lindore, që jetonin në male në mes të Norikumit dhe Venetisë. Ishin fis iliro –kelt, disi të përzier me Venetët . Sipërfaqja tokësore ku ata jetonin nuk dihet me saktësi por Straboja i vendos nëpër male, ndërsa Ptolomeu i “jep “ dy qytete afër brigjeve të Adriatikut . Eponime te tjera janë Carnia, Carniola and Carinthia
Sa e varfër paraqitet historia e tyre se gjëja se ardhja e parë e Karnëve ishte në vitin 185 paraKr.atëherë kur një ushtri prej 50 000 burrash të armatosur, si dhe gra dhe fëmijë kishin marrë rrugën e rrafshinave dhe aty diku e ngritën qytetin Akyleja. . Tmerr, romakët pas ca kohesh i detyruan që ata me dhunë të ngritën përsëri në male.
Jeta duhej të zhvillohej aty ku kushtet lejonin, në rrafshinat e pëlleshme, Karnët e krijuan një miqësi me Histritet , Lapidet dhe Taurisket . Roma i frikohej këtij zgjerimi të fisit ilir të Karnëve dhe me 15 Nëntor 115 pra Kr. Karnët u nënshtruan, nga Legjionet e konsulit Marcus Aemilius Scaurus.
Pse dihet data e saktë e nënshtrimit të tyre dhe nuk dihet asgjë më herët për ta ?
Perandoria Romake edhe pse u ngrit nga ne e mbi ne, së bashku me ne tokat tona e bëri zhdukjen e gati çdo shkrimi mbi të parët e tyre duke u munduar që të paraqiten krijuesit e parë të historisë.
Historia e jonë është shumë e shumë më e lashtë por fatbardhësisht shpëtuan vetëm ne, që sot flasim shqip e që jemi trashëgimtarët e vërtetë e të parëve tanë.
Pra , këta ishin Karnët me një histori të zhbërë.
/TV Arbëria