Këto janë pamjet në qendrën tregtare Bondi Junction Westfield në Sidnei që tregojnë se një burrë po lëviz me një thikë në dorë.
Njerëzit që ndodheshin aty teksa kanë parë sulmuesin janë munduar që të dalin me vrap sa më parë nga qendra.
Si pasojë e sulmit, raporton “The Guardian”, gjashtë persona kanë mbetur të vdekur, përfshirë sulmuesin, i cili është neutralizuar nga policia australiane.
Disa persona të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.