Të paktën tre persona u vranë nga një i sulmues me thikë gjatë incidentit në një qendër tregtare në Sydney të Australisë.
Një operacion i madh policor po zhvillohet pas raportimeve për të vdekur dhe të lënduar në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction.
E tashmë në rrjete sociale po qarkullojnë video të shumta të filmuara nga dëshmitarët e rastit. Disa prej tyre shfaqin vizitorët të frikësuar, e disa tregojnë se si të tjerë u përpoqën t’i rezistonin sulmuesit.
Pamjet ku shfaqet njëri nga vizitorët duke i dalë përpara sulmuesit për ta ndaluar të kryejë krime e kanë pushtuar internetin. Ky person nga shteti australian po konsiderohet hero pasi duke e bllokuar sulmuesin ka shpëtuar qindra jetë.
Më vonë, policia e vendit ka qëlluar sulmuesin e dyshuar, i cili ka mbetur i vrarë së bashku me tre qytetarë të tjerë.
Ndryshe, operacioni policor po vazhdon dhe autoritetet do të japin detaje të mëtejshme. /Telegrafi/
This man is an actual superhero. He saved hundreds of lives by blocking attackers who had already hurt multiple people at Sydney’s Westfield Bondi Junction mall.
#Sydney https://t.co/JXWLDA2GJu https://t.co/KWvtEPUw1Y pic.twitter.com/Jl9cFm4BvX— Aftab🇵🇸 (@Aaftab258) April 13, 2024