Në orët e pasdites të premtes, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj një grua mbeti e vrarë dhe një 15-vjeçar i plagosur pasi ish-bashkëshorti i viktimës shtiu me armë zjarri në drejtim të saj.
Ndërsa dorasi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, 15-vjeçari, i cili kishte mbetur i plagosur është liruar për në shtëpi pas trajtimit mjekësor.
Ndërkohë, trupi pa jetë i viktimës dërgohet në mjekësinë ligjore.