Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, të premten shqyrtoi Projektligjin pёr Tekste shkollore.
Anëtarët e Komisionit nga radhët e opozitës e kanë bojkotuar mbledhjen me arsyetimin se nuk marrin pjesë në Komisionin për Ligjin e Kontrabanduar, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, miratoi rendin e ditës me asnjë votë kundër, ndërsa u miratuan amandamentet që janë ndryshuar përgjatë grupit punues.
Ndërsa, nuk u caktua ndonjë datë tjetër për mbledhjen e radhës të Komisionit.
/TV Arbëria