Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti dhe kryesuesi i OSBE-së Ian Borg, flasin për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë

Kurti dhe kryesuesi i OSBE-së Ian Borg, flasin për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës, Ian Borg, i cili po viziton vendin tonë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.

Siç njofton Kryeministria, duke i uruar mirëseardhjen në Kosovë, Kurti shprehu vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të OSBE-së në promovimin e qeverisjes demokratike, ndërsa nga ana e tij, ministri Borg shprehu kënaqësinë të vizitojë vendin tonë, për të mësuar më shumë për partneritetin që ekziston mes OSBE-së dhe qeverisë sonë.

Përgjatë takimit, u diskutua rreth sukseseve dhe arritjeve të Kosovës në këto tri vite të fundit.

Mes temave të trajtuara ishin dhe sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar por edhe bashkëpunimi në kuadër të sfidave të tjera të përbashkëta.

Në lidhje me marrëdhëniet bilaterale mes shteteve tona, u riafirmua bashkëpunimi i ngushtë mes nesh, e ku ministri Borg theksoi se Malta mbetet një shtet partner dhe mik i Republikës së Kosovës.

Kurti e falënderoi ministrin për bisedën e frytshme dhe pikëpamjet e ndara, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj vizite në Kosovë, e cila kontribuon në thellimin e bashkëpunimit.

Powered by WordPress