Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lirohet Rron Gjinovci thotë se “Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll”

Lirohet Rron Gjinovci thotë se “Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll”

Aktivisti Rron Gjinovci, i cili u arrestua sot gjatë protestës para Rektoratit të Universititit të Prishtinës, ka njoftuar se është liruar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci ka thënë se është koha të dëgjohen storiet e studenteve dhe aktivistëve.

Të dashtun, jom liru, jom tu shku në zyre. Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll, ndëgjojini ato. Është koha me i ndëgju storjet e studenteve dhe kërkesat e aktivisteve që po e organizojnë protestën, e na tjert me u solidarizu me to”, ka shkruar Gjinovci.

Ndryshe, studentë e aktivistë bashkë të prirë nga Lëvizja Feministe Studentore, kanë protestuar të mërkurën para Rektoratit të UP-së duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi.