Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Për shkaqe të sigurisë, anulohet për media ceremonia e diplomimit të deminierëve të kontingjentit ukrainas

Për shkaqe të sigurisë, anulohet për media ceremonia e diplomimit të deminierëve të kontingjentit ukrainas

Anulohet pjesëmarrja e mediave në ceremoninë e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas e cila pritet të mbahet sot në orën 13:00 në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”.

Sipas një njoftimi të zyrës së informimit të Ministrisë së Mbrojtjes bëhet e ditur se anulimi për media është bërë për shkaqe të sigurisë.

Ju njoftojmë se ftesa që është bërë për aktivitetin e ‘Ceremonisë së diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas’ në kazermën e FSK-së ‘Lidhja e Prizrenit’, për ditën e sotme, për shkaqe të ndjeshme të natyrës së sigurisë anulohet, pra nuk do të ketë prani të mediave”, thuhet në njoftim.

Powered by WordPress