Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Disa punëtorë të “Trepçës” bojkotojnë punën pasi ende si kanë marrë pagat

Disa punëtorë të “Trepçës” bojkotojnë punën pasi ende si kanë marrë pagat

Ndërrimi i parë i punëtorëve në “Trepçë” nuk kanë punuar sot për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat e plota.

Disa prej këtyre punëtorëve i kanë marr vetëm 30 për qind të pagës. Ndërsa minatorët, përfaqësues të Sindikatës për pak pritet të takohen me kryeshefin e Trepçës për të sqaruar këtë situatë, njoftoi për RTK-në, Ibrahim Jonuzi, kryetar i Sindikatës së Trepçës.

Kujtojmë se për shkak të pagave, punëtorët e Trepçës edhe më parë kanë bojkotuar punën.

Madje minatorët ishin ngujuar në galeri duke kërkuar që kjo çështje të zgjidhet. E marrëveshja ishte arritur për marrjen e pagesave të rregullta mujore, ndërsa sa i përket kërkesës për sigurim shëndetësor dhe jetësor, minatorët janë pajtuar që këto çështje të trajtohen më vonë.

Powered by WordPress