Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni të Veriut, Menduh Thaçi, gjatë një debati në T7, ka shpalosur një informacion dhe detaj interesant se pse i ka prishur marrëdhëniet personale dhe politike me Albin Kurtit.
Sipas liderit të PDSH, duhet të ketë qenë viti 2015 ose 2016 në një natë te bukur të Ramazanit, kur Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Ruzhdi Matoshi e kane takuar ate dhe i kanë kërkuar ndihmë për t’u sigurar informacione që do ta komprmitonin dhe dëmtonin reputacionin dhe personalitetin e Hashim Thaçit. Mirëpo, Menduh Thaçit ka pohuar, se e ka refuzuar kategorikisht këtë loje te ulet politike. Dhe që nga kohë raportet ndërmjet tyre jane ftohur.
Për më tepër, Menduh Thaçi i ka thënë Sadri Rambajes një mbështetësi te Levizjes Vetëvendosje se “Hashim Thaçin jo qe e keni çu në Hagë po sytë me ia nxjerrë, këmbët me ia pre, duart, përmendorja e Hashim Thaçit është 100 metra alltan, si udhëheqësi më i ndritur i kombit të shekullit 21. S’e mbërrini dot ju atë. Na lëni rehat.”
/TV Arbëria