Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Krejt çka ndodhi brenda 24 orëve, ja çka u raportua në polici

Krejt çka ndodhi brenda 24 orëve, ja çka u raportua në polici

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 – orësh të rasteve të fundit të ndodhura në rajone të ndryshme të Kosovës, shkruan Arbëriatv.

Sipas statistikave dhe raportit 24 – orësh të Policisë, raportohet për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje, aksident trafiku me fatalitet, dhe arrest në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

STATSTIKAT E PËRGJITHSHME:

Dhunë në familje në rajonin e Podujevës

Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull Kosovar, ku pas sulmit viktima femër ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje në rajonin e Fushë Kosovës

Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga i dyshuari mashkull Kosovar, pas sulmit viktima femër ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje në Suharkë

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasiqë dyshohet se ka sulmuar viktimat kosovarë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje në rajonin e Klinës

Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull Kosovar, po ashtu viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Dhunë në familje në rajonin e Gjakovës

I dyshuari mashkull Kosovar është arrestuar për arsye se e kishte fyer verbalisht si dhe kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën femër kosovare, ku pastaj me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Aksident trafiku me ftalitet në rajonin e Leposaviqit

Policia e Kosovës ka raportuar për një aksident trafiku në mes të dy veturave ku si pasojë e lëndimeve të marra, dy drejtuesit meshkuj kosovarë kanë nderruar jetë, ndërsa pasagjeri mashkull kosovarë ka pësuar lëndime të rënda trupore. Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur njëra nga veturat e involvuara në aksident ishte duke lëvizur në shiritin e kundërt të lëvizjes, me c’rast është ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

Realizim i urdhëresës së Gjykatës në rajonin e Fushë Kosovës

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Armëmbajtje pa leje në rajonin e Mirovicës

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole e llojit TT me 8 fishekë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Arbëriatv/