Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Nata e sotme për përballje të zjarrta në Ligën e Evropës

Nata e sotme për përballje të zjarrta në Ligën e Evropës

Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha është për ethet e garës së dytë evropiane për ekipe.

Sot janë në orar për t’u zhvilluar të katër ndeshjet e fazës çerekfinale dhe secila është më e fortë apo më interesante se tjetra.

Ndeshja më interesante padyshim do të jetë ajo në mes të dy klubeve italiane, ku Milani e pret Romën.

 

Perballje e fortë pritet të zhvillohet edhe në Gjermani, ku Bayer Leverkuseni është nikoqir i West Hamit.

Dy ndeshjet tjera, gjithashtu të forta janë ato mes Benficës dhe Marseille, si dhe Liverpool-Atalanta.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.

/TV Arbëria