Organizata “Shqiptaria” për nder të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit, ka organizuar një manifestim qendror e cila do të mbahet më 6 Maj, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Organizata “Shqiptaria” njofton se manifestimi qendror për Ditën e Gjergj Kastriotit, i organizuar nga kjo Organizatë që do të mbahet me 6 Maj do të shtyhet nga ora 12:00 në 13:00 për shkak të harmonizimit me axhendat e shumë organizatave si motra patriotike që shënojnë këtë datë të lavdishme.
“Ky vendim është marrë për të mundësuar pjesëmarrjen e sa më shumë individëve në manifestim dhe në Simpoziumin për të shkëmbyer të rejat e fundit rreth jetës dhe veprës së kryeheroit, Gjergj Kastrioti. Të organizuar nga shoqata si motra “Kufijt e Arbrit”.
Organizata “Shqiptaria” ftonë që të marrinë pjesë në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, për të festuar së bashku këtë ngjarje të rëndësishme për historinë dhe kulturën tonë.
“Ju ftojmë të jeni të pranishëm në orën 13:00 me 6 Maj në sheshin “Skenderbe” në Prishtinë, për të bashkërenduar pjesëmarrjen tuaj dhe për të festuar së bashku këtë ngjarje të rëndësishme për historinë dhe kulturën tonë”, thuhet në njoftim.