Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Haxhit s’i bie çmimi, ja sa do të kushtojë shkuarja nga Maqedonia e Veriut

Haxhit s’i bie çmimi, ja sa do të kushtojë shkuarja nga Maqedonia e Veriut

Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu tha se edhe sivjet haxhi do të kushtojë 6.650 euro. Fetahu thotë se prenotimet janë bërë gati deri në vitin 2026, ndërsa për dallim të vendeve të rajonit, thotë se në RMV sivjet nuk do të rritet çmimi.

“Tashmë jemi afruar afër Qabesë, afër Mekës, të afrohesh afër Qabes 1 kilometër e diçka, të afrohesh në oborrin e xhamisë së Medinës nuk është lehtë, dmth standardi kërkon edhe një çmim. A e dini ju se tashmë nuk ka vend edhe për vitin 2026, interesimi është aq i madh nga Maqedonia.

Këtë vit unë kam presion të madh të gjenden vende, nuk ka. 2020 haxhi shkojnë sivjet, është mbushur para një viti, tash është mbushur në vitin 2025-2026, tash kanë filluar të regjistrohen për vitin 2027, dmth njerëzit janë shumë të kënaqur”, tha Fetahu në “Daily Click” në “TV21”.

Fetahu siguroi se të gjitha xhamitë në Maqedoninë e Veriut janë nën ombrellën e BFI-së, ndërsa shtoi se imamët përpiqen që ta shpjegojnë islamin në frymën burimore dhe bashkëkohore, duke thënë kështu kontribut që të shmangen radikalizmi dhe ekstremizmi, të cilat i quajti fenomene të dëmshme për një vend që po përgatitet për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe për të jetuar me vlerat europiane.

“Tash, falë Zotit , falë punës së matur të BFI-së, mençurisë, kemi arritur që të gjitha të jenë nën ombrellën e BFI-së, të gjitha xhamitë. Në kohëve të fundit na erdhi nga Komisioni Europian se në Maqedoni tashmë nuk ka celula ekstreme por mund të ketë ndonjë individ, që është një rezultat shumë i madh për BFI-në”, deklaroi Fetahu.

Powered by WordPress