Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hamza me familjen shkon për Bajram te familja e heroit Afrim Bunjaku

Hamza me familjen shkon për Bajram te familja e heroit Afrim Bunjaku

Bedri Hamza, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër dhe kryetari i Mitrovicës, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij ka shkuar për vizitë me rastin e festës së Fitër Bajramit te familja e heroit Afrim Bunjaku.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hamza, i cili ka shtuar se vizitën e kanë bërë për të uruar festën e Bajramit.

“Bashkë me bashkëshorten dhe vajzën Doruntinën, ishim për të uruar festën e Fitër Bajramit tek familja e heroit më të ri të Kosovës, Afrim Bunjaku. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë!”, ka thënë Hamza.