Policia e Kosovës njofton se një qytetar ka dorëzuar në stacionin policor në Mitrovicë shtatë kartëmonedha 200-euroshe, që dyshohen si të falsifikuara.
Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka thënë se këto para i ka tërhequr nga një institucion mikrofinanciar në Suedi.
Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme e rasti po hetohet, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të mërkurën.
“Rr. Marije Shllaku, Mitrovicë 06.04.2024 – 08:30. Ankuesi mashkull ka dorëzuar në stacionin policor 7-kartëmonedha nga 200 € të cilat sipas verifikimit të cilin ai e kishte kryer në një bankë, kishin rezultuar se janë të dyshuara si të falsifikuara. Ankuesi këto kartëmonedha i kishte marrë (tërhequr) nga një institucion mikro-financiar në Suedi. Kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
/TV Arbëria