Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet

Extra AL PVC

Së shpejti edhe në Kosovë do të vijë sistemi i rimbursimit të depozitave në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës të cilët kanë dhënë detaje më shumë rreth këtij sistemi. Kjo iniciativë është mirëpritur nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit.

Nga kjo ministri kanë thënë se aplikimi ka filluar nga 20 shkurti dhe se afati i fundit do të jetë deri më 26 gusht 2024 për aplikimin e Administratorit të sistemit SRD. Sipas MPHI shishet duhen të jenë të plastikës, qelqit dhe aluminit midis 0,25 dhe 2,0 litra.

“Afati i fundit: Dorëzimi duhet të bëhet deri më 28 gusht 2024…Dorëzimi direkt: Pako e aplikimit duhet të dorëzohet direkt në ndërtesën e Ministrisë në adresën e dhënë më poshtë…Etiketimi: Si dokumenti i printuar ashtu edhe CD-ja duhet të vendosen në një zarf me etiketën e qartë “Aplikim për Themelimin e Administratorit të SRD-së…Adresa për Dorëzim:.. Komisioni Shqyrtues për Themelimin e Administratorit të Sistemit SRD…

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës…Në Shtojcën A1 – Deklarata e Pranueshmërisë e Anëtarëve Individualë, subjektet anëtare duhet të deklarojnë se nuk janë në asnjë nga situatat e lartpërmendura…Numri i aplikimeve…Sipas dispozitave për themelimin e Administratorit:.. Sektori privat lejohet të dorëzojë një aplikim të përbashkët për rolin e Administratorit…Nuk do të pranohen aplikime të shumta nga konsorciume të ndryshme…Në mënyrë të veçantë merret me pijet e ambalazhuara të rregulluara nga Sistemi për Rimbursim të Depozitave (SRD) ambalazhime për pije nga i) plastika PET, ii) qelqi dhe iii) alumini, me një kapacitet midis 0.25 dhe 2.0 litra”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ndërkaq, Valon Rehaj nga organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”, u shpreh se me këtë sistem do të zvogëlohet volumi i shisheve të plastikës dhe se me këtë do të rritet vetëdija e qytetarëve. Rehaj u shpreh se kjo nga qytetarët do të pritet mirë pasi që do të rimbursohen nga kjo.

“… do të zvogëlohet volumi i shisheve të plastikës pikë së pari. E dyta do të rritet vetëdija, po ashtu kjo ndikon edhe në koston për arsye se qytetarët do të paguajnë para se të blejnë shishen e plastikës dhe pastaj do të rimbursohen në aparatet e tyre të cilat i marrin nga këto makina”, tha ai.

Luan Hasanaj nga Let’s Do It-Ta pastrojmë Kosovën, ka treguar se si do të pritet sistemi i rimbursimit të depozitave nga qytetarët dhe shton se ky sistem do ta bëjë më të lehtë punën e tyre si organizatë, sepse sipas tij, shumica nga mbeturinat që ata i pastrojnë janë mbeturina të plastikës.

“Është jashtëzakonisht një lajm i mirë sepse njëri nga ndotësit pothuajse kryesor në mjedis sot është plastika, pra në aktivitete që Let’s Do It i zhvillon. Mbeturinat që ne i largojmë shumica nga to janë me përbërje plastike dhe kjo ndodh edhe për faktin se mungon një veprimtari e tillë…

Ajo duhet që të përpunohet, riciklohet dhe të kthehet prapë te qytetari pra, është ajo rruga qarkore e përdorimit të tyre, pra mendoj që është një vendim shumë i rëndësishëm dhe shumë i mirë, mirëpo të shpresojmë që Ministria e Mjedisit dhe e Infrastrukturës të ketë rrethuar një plan i cili ka për ta përcjellë zbatimin e këtij vendimi…”, tha ai.

Hasanaj shtoi se kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për qytetarët pasi që ata do të përfitojnë mjete financiare nga kjo. Tutje ai tha se është e nevojshme që ministria të plasojë fushata informuese për qytetarët.

Ndërkaq, drejtoresha e “EcoZ”, Egzona Shala, organizatë e cila merret me mbrojtjen e mjedisit tha se një iniciativë e tillë është dashur që të realizohej më herët dhe se kjo duhet të përcjellët me një kampanjë vetëdijesuese.

“…Është fat që e kemi mbërri ndoshta hapin e parë të kësaj iniciative… Një iniciativë e tillë është dashtë më herët që të realizohet, por edhe tani nuk është vonë që të realizohet në vendin tonë…   Kjo duhet të përcillet me një kampanjë vetëdijesuese dhe me një mekanizëm në vend”, u shpreh Shala.

Shala gjithashtu tha se qytetarët të cilët kanë filluar grumbullimin e shisheve të plastikës, qelqit dhe të tjerave është herët pasi që në kohën që do të implementohet kjo çdo shishe do të ketë QR-code e tij që do të identifikoj prodhimin e atyre shisheve. /kp/

spot_img

Të fundit

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...

“Koka” e tij vlente 7 milionë dollarë, vrasja e komandantit të Hezbollahut, reagon Irani

Ambasada iraniane në Liban ka dënuar “çmendurinë izraelite” siç...

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar përvojat dhe...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si “Kauboj i Donbasit” fitoi famë pasi iu bashkua forcave të mbështetura nga Rusia në Ukrainën...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të premten përsëri shqetësimin për përshkallëzimin e situatës mes Izraelit dhe Hezbollahut, gjatë një bisede telefonike...