Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, me rastin e festës së Fitër Bajramit, e ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku.
Haxhiu në Facebook e ka publikuar një fotografi me familjarët e policit të ndjerë.
“Për Bajram në familjen e heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Haxhiu.
Heroi Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë në sulmin terrorist që u krye ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë.
/TV Arbëria