Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Gjilan.
Në raportin policor thuhet se viktima ka raportuar se tre persona të panjohur, njëri prej tyre me armë në brez e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur portofolin me 200 euro para të gatshme, një telefon dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Huruglica” në Gjilan, të martën në ora 21:45.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.
Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/