Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Besimtarët në Durrës festojnë Fitër Bajramin dhe mblidhen bashkë për të falur namazin

Besimtarët në Durrës festojnë Fitër Bajramin dhe mblidhen bashkë për të falur namazin

Besimtarët myslimanë të qarkut të Durrësit, ashtu si në mbarë vendin e të gjithë botën, festojnë sot Bajramin e Madh.

Në të gjitha xhamitë dhe në xhaminë e madhe të qytetit bregdetar u fal namazi i kësaj feste të madhe për besimin Islam.
Besimtarët mbushën sheshin para xhamisë dhe pas faljes, ata shkëmbyen urimet e rastit, që kjo festë të jetë plot mëshirë, mirësi dhe begati e që veçanërisht Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin dhe sakrificat e të sjellë gëzim në zemrat e familjet e të gjithëve.

Mbështetje në vlera monetare dhe ushqime janë shpërndarë për besimtarët dhe familjet në nevojë.