Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Operacion ndërkombëtar antidrogë, arrestohen 13 persona në Shqipëri, Gjermani dhe Itali

Operacion ndërkombëtar antidrogë, arrestohen 13 persona në Shqipëri, Gjermani dhe Itali

Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar në Shqipëri, Gjermani dhe Itali.

Raportohet se në Shqipëri janë arrestuar 3 persona, pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kokainë nga vendet e origjinës drejt Italisë.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Sammogia”, i iniciuar nga Policia italiane, u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, ku ranë në pranga 13 shtetas.

Gjatë këtij operacioni të zhvilluar paralelisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u lokalizuan në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga Landi Kalemaj, 52 vjeç, Floriant Muho, 38 vjeç dhe Ledjon Muho, 33 vjeç, pjesëtarë të një organizate kriminale në Itali.

Për tre shqiptarët, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Interpol Tirana dhe homologët në Itali vijojnë bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.