Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Fatkeqësia me traget në Mozambik lë mbi 90 të vdekur

Fatkeqësia me traget në Mozambik lë mbi 90 të vdekur

Më shumë se 90 persona kanë vdekur pasi një traget u fundos në brigjet veriore të Mozambikut, thonë autoritetet lokale.

Zyrtarët në provincën Nampula thanë se pesë persona ishin shpëtuar nga rreth 130 që besohet se ishin në bord.

Ata po iknin nga një shpërthim kolere, tha Sekretari i Shtetit i Nampulas, Jaime Neto. Shumë fëmijë ishin në mesin e të vdekurve, shtoi ai.

“Për shkak se anija ishte e mbipopulluar dhe e papërshtatshme për të transportuar pasagjerë, ajo përfundoi duke u fundosur”, tha Neto, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Anija me sa duket po udhëtonte nga Lunga për në ishullin e Mozambikut, në brigjet e Nampulas, raportoi transmetuesi portugez RTP.

Provinca Nampula ka qenë një nga vendet më të prekura nga shpërthimi i kolerës, që është përhapur në disa vende në Afrikën Jugore që nga janari i vitit të kaluar.

/TV Arbëria

Powered by WordPress