Drejtuesi i veturës me të cilën u goditën dy fëmijë në Pejë është ndaluar për 48 orë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi i tha Gazetës Express se fëmijët kanë marrë lëndime të rënda dhe se njëri është dërguar në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në spitalin e Pejës.
“Një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, ku janë goditur nga vetura dy të mitur këmbesorë. Njëri prej tyre është dërguar për tretman mjeksor në QKUK, kurse tjetri ne Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë lëndime të renda trupore”, tha Nikçi.
Një prokuror ka dalë në vendin e ngjarjes. Nikçi thotë se “brenda afatit ligjor do paraqes kërkesë per sigurimin e prezecës së të pandehurit në procedurë penale”.