Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lushtaku, nderon 87 dëshmorët e martirët e fshatit Polac të vrarë nga forcat serbe në verën e vitit 1998

Lushtaku, nderon 87 dëshmorët e martirët e fshatit Polac të vrarë nga forcat serbe në verën e vitit 1998

Nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka përkujtuar 87 dëshmorët dhe martirët e fshatit Polac, teksa ka shprehur mirënjohje dhe respekt ndaj tyre, duke sakrifikuar jetën në shërbim të lirisë së Kosovës.

”Në ditën e përkujtimit të 87 dëshmorëve e martirëve të fshatit Polac, shprehim mirënjohje e respekt të thellë për të gjithë këta burra e gra, pleq e fëmijë nga Polaci i Hasan Prishtinës, që sakrifikuan jetën në shërbim të lirisë së Kosovës.

Kujtimi për ta do të mbetet i paharruar.

Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai në Facebook.

/TV Arbëria

Postimi i Plotë i Sami Lushtaku