Qendra e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka njoftuar se dje me një ceremoni madhështore të organizuar nga familja ku të pranishëm ishin shumica e stafit të QKMF-së ,Kryetari i komunës z.Ekrem Kastrati , Nënkryetari z.Vesel Krasniqi, mysafir nga klinika e Kardiologjisë dhe familjar për të festuar pensionimin e Dr Mursel Gashit .
Stafi i QKMF-së dhe Dr.Shpëtim Robaj dhe gjithë profesionistët shëndetësorë Dr Murselin e falënderojnë për punën dhe kontributin e dhënë në shëndetin e qytetarëve tanë i cili për 40 vite vazhdimisht ishte pranë pacientëve duke kryer detyrën e tij profesionale dhe morale ,duke mos u ndalur deri më sot.
”Veprat dhe humanizmi i tij na bën të ndihemi krenar , dhe njëkohësisht na shërben si udhërëfyes e modelë si duhet të jetë një profesionist shëndetësor me misionin e tijë human ,që e percolli në institucionin tonë,me këtë rast nga Drejtori i QKMF-së ju dha mirënjohje dhe një dhurat modeste nga puntorët e QKMF-së”, shkruan në Facebook QKMF Malishevë.
Stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësis Familjare në Malishevë i ka uruar shëndet dhe pleqëri të mbarë atij.
/TV Arbëria