Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Nga Prekazi në Veri”, pasardhësit e familjes Jashari, Hamëza dhe Ademi, vizitojnë veriun e vendit

“Nga Prekazi në Veri”, pasardhësit e familjes Jashari, Hamëza dhe Ademi, vizitojnë veriun e vendit

Hamëz dhe Adem Jashari, dy pasardhësit e familjes Jashari, kanë vizituar dje veriun e vendit, ku kanë kujtuar edhe dy policët e vrarë në veri, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.

Pamjet nga vizita e tyre i ka ndarë Hamës Jashari, në llogarinë e tij në Facebook, ku ka shkruar “Nga Prekazi në Veri!”, raporton Express.

“Shetitje e lirë dhe krejt e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin,  duke qenë mirënjohës ndaj  historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës. Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të  jashtëzakonshme të vendit. Të fala nga Veriu!🇦🇱👮‍♂️🫡”, thuhet në postimin e tij.