Genc Prelvukaj, së fundi i është futur prapë seriozisht politikës, duke u bërë kështu pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës(PDK).
Prelvukaj përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar një shkrim të vitit 2015 të Kryeministrit të tanishëm, Albin Kurtit, ku mes tjerash thoshte se me dialogun Thaçi-Daçiq dje dhe atë të Mustafa – Vuçiq sot, Serbisë po i hiqen pengesat drejt integrimit europian, ndërkaq Kosovës po i shtohen pengesat në shtetndertim.
Sidoqoftë sipas tij, Kurti për katër vite pushtet, në “emër të atyre që u vranë dhe u zhduken”, jo vetëm që nuk e ndaloi dialogun e zajednicen, por i dha edhe me shumë rëndësi bisedimeve, derisa pranoi asociacionin në kushte edhe me të rënda.
Parti e propagandës, konspiracionit dhe e mashtrimit, ka shkruar ai në Facebook.
/TV Arbëria