Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > FSK: Komanda e Forcave Tokësore realizon ushtrimin ”Mburoja 3”

FSK: Komanda e Forcave Tokësore realizon ushtrimin ”Mburoja 3”

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “ Mburoja 3 “.

Kështu, ka bërë të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në kuadër të planifikimit vjetor për zhvillimin e trajnimeve, dhe parapërgatitjeve për validim, kompania e Mekanizuar e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë së Komandës së Forcave Tokësore( KFT), ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Mburoja 3”.

Ushtrimi fushor “Mburoja 3” kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve taktike, operacionale në mënyrë që të përgatis, trajnoj skuadrat në Nivelin T2, këmbësori e lehtë në detyrat kolektive të ushtarit dhe të validoj skuadrat me qëllim të ngritjes së nivelit të aftësive individuale, dhe kolektive të kompanisë.

 

/TV Arbëria